Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, ndryshon skuadër në merkaton e janarit. 31-vjeçari ka nënshkruar me Orgryte IS, skuadër kategorisë së dytë të futbollit suedez, për dy vitet e ardhshme.

Mesfushori kthehet në Suedi pas një viti të kaluar në ligën finlandeze me SJK, ku kishte kaluar pas tri sezonesh me AFC Eskilstuna, ku ishte kapiten i skuadrës.

“Pas qëndrimit në Finlandë, ndjeva se doja të kthehesha në Suedi dhe pastaj mësova për interesin e ÖIS dhe sigurisht që ishte kënaqësi e madhe. Emocionuese, sepse ÖIS është një klub i madh dhe ndihet se ka një projekt. Duke marrë parasysh sesi ÖIS synon të luajë këtë vit, mendoj se kjo mund të më përshtatet shumë”, – ka deklaruar Rashkaj pas transferimit.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here