Tenisti britanik Andy Murray, po kalon momente të shkëlqyera në karrierë.  29-vjecar i cili e mbylli me medalje të artë aventurën në Olimpiadën e Rios, u kualifikua në gjysmëfinale të mastersit të Cincinatit pasi mposhti 2-0 me stete me të njëjtin rezultat 6-4, australianin Berbard Tomic. Në gjysmëfinale të turneut amerikan numri një në botë do të përballet me kanadezin Milos Raonic, që kaloi në çerekfinae 2-0 me sete 6-4, 6-3,  austriakun Dominic Thiem.

Kualifikohet gjithashtu me katër më të mirëve edhe Grigor Dimitrov, që do të ndeshet për një vend në finale me Marin Cilic. Bullgari, që dëshiron ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme një këtë sezon që deri tani ka qenë tepër zhgënjyes për të, hasi vështirësi vëtem në setin e parë ndaj amerikanit Steve Johnson, të cilin mposhti 2-0 me sete, 7-6 dhe 6-2. Nga ana tjetër, Cilic u kualifikua pas tërheqjes së djaloshit kroat Coric në setin e dytë, ndërkohë që e kishte fituar të parin 6-2.

Artikulli paraprakJames Rodriguez…
Artikulli tjetërRio 2016: Voleyball, Italia në finale ndaj Brazilit