U desht të largohej pasi nuk kishte më vend.

Andrea Conti, i cili foli në Instagram, i shkroi një mesazh përshëndetës Milanit pas transferimit të tij në Parma, përcjell Korneri.net

“Do të kishte kaq shumë gjëra për të thënë për ato që kam ndjerë në këto gati 4 vjet, por për momentin nuk mund t’i gjej fjalët e duhura. I dashur Milan, faleminderit që më mirëprite në historinë tënde të mrekullueshme plot sharm dhe lavdi, faleminderit që më dha mundësinë të vishja këtë fanellë kaq prestigjioze dhe të ëndërruar nga kaq shumë fëmijë, por mbi të gjitha faleminderit që më prezantove me njerëz fantastikë që do t’i mbaj gjithmonë në zemer!

Kam ëndërruar per një rruge tjeter, do kisha dashur të bëja me shumë, por pavaresisht gjithçkaje gjithmonë kam dhënë maksimumin tim për të nderuar më së miri ngjyrat që kam veshur dhe ishte një privilegj! Fat i mbarë për gjithcka. Përgjithmonë mirënjohës. Andrea “. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here