Skuadra belge e Anderlecht pa asnjë problem ka kaluar në çerekfinale, pasi e ka fituar përballjen e sontme me rezultat identik nga ndeshja e parë kundër APOEL Nicosia me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në përballjen e sontme e shënoi Acheampong, kështu që nga dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 2:0, ish-skuadra e trajnerin shqiptar Besnik Hasi siguroi vendin për në tetë ekipet më të mira të Europa Ligës për këtë edicion.