Gjyqtari i ndeshjes Real-Bayern me vendimet e tij ishte protagonist kryesor i eliminimit të bavarezëve nga Champions League.
Trajneri i Bayernit të Mynihut, Carlo Ancelotti ka befasuar me fjalët që ia tha gjyqtarit Viktor Kassai pas humbjes nga Real Madrid.
Kassai u kritikua ashpër nga skuadra bavareze për përjashtimin e mesfushorit Arturo Vidal dhe dy golat e Cristiano Ronaldos që ishin në pozitë jashtë loje.
“Kam biseduar me gjyqtarin pas ndeshjes. I kam thënë: punë e mirë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Real Madrid fitoi 4-2 në “Santiago Bernabeu” dhe siguroi një biletë për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.