Pas fitores ndaj Levantes (6:0) në xhiron e 36-të të La Ligës, Carlo Ancelotti u kthye nga Champions League.

Ai zbuloi se me çfarë taktika do të kundërshtojë Liverpool-in në finalen e 28 majit në Paris, por edhe sesi eliminoi Manchester Cityn duke ndryshuar pozicionin dhe rolin e Luka Modric në rikthimin e paharruar të gjysmëfinaleve, përcjell Korneri.net

“Kundër Liverpool-it do të luajmë 4-3-3 që mund të ndryshojë në 4-4-2 në varësi të situatës. Nuk ka formacion fiks sepse ndonjëherë duhet të ndryshohet për të shtypur pivotin e kundërshtarit. Për shembull, kundër Cityt ne filluam me një rreshtim  4-3-3 dhe më pas ndryshoi në 4-4-1-1 në mes të lojës për të mbajtur Modric afër Rodrygos.” /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here