Në një intervistë të gjatë nga e famshmja spanjolle “Marca” që u morr më shumë rreth eksperiencës së tij te Real Madridi, strategu i madh italian dhe ndër më të mirët në botën e futbollit, Carlo Ancelotti, zbuloi se ishte shumë afër rikthimit te Milano, pastaj kë nuk ka dëshirë ta drejtojë, dhe gjasat e kujtë janë për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Duhet të jam shumë i sinqertë pasi menjëherë pas largimit tim nga Real Madridi isha shumë afër rikthimit te Milan, por u thash të gjithëve se nuk është momenti i duhur, e që nuk do të thotë se nuk do t’i bashkohem sërish pas disa viteve.

Unë kurrë nuk do të drejtojë ndonjë përfaqësuese sepse kamë dëshirë të punojë çdo ditë, ndërsa sa i përket favoritit për Ligën e Kampionëve, unë mendoj që këtë vit edhe Juventus është në mesin e ngushtë për ta fituar trofeun e çmuar, por mendoj se aty janë sërish tri skuadrat spanjolle, Bayern kuptohet, Paris SG dhe Man City”, e përfundoi deklaratën e tij Ancelotti.

Gjatë karrirës së tij të madhe si trajner, Carleto e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, dy herë me Milanon dhe një tjetër me Real Madridin, atë të famshëm “la decima”.

Artikulli paraprakDenim i dyfishtë për Romën
Artikulli tjetërRaiola, superagjenti i lojtarëve. Fitime të majme gjatë verës