Një nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit botëror, ai italian, Carlo Ancelotti, e ka hedhur poshtë në një farë mënyre mundësinë që të emërohet trajner i Italisë, pas shkarkimit të Venturas, shkruan “Korneri.net”.

“Më kënaq fakti që të gjithë italianët më duan mua trajner të Kombëtares. Por ka edhe shumë gjëra të tjera që lidhen së pari me dëshirën time. Unë kam thënë se më pëlqen ende të drejtoj një klub pasi dua të punoj çdo ditë ndërsa të bësh trajnerin e një Kombëtareje do të thotë të ndryshosh zanat. Do të më pëlqente të rikthehesha të drejtoja edhe në Serinë A”, sqaron Ancelotti.

Tekniku zbulon se është kontaktuar nga Federata pas dështimit me Suedinë por thotë se Federata duhet të dominojë mbi klubet për të përmirësuar sistemin dhe se skuadrat duhet të ndihmojë Federatën.

Ancelotti sheh një problem të madh në futbollin Italian dhe jep recetën e tij: “Futbolli italian ka shumë probleme dhe unë mund të impeniohem për t’i zgjidhur por mendoj se duhet të ketë lëvizje të madhe. Ka një problem me cilësinë e futbollistëve dhe të klubeve italiane pasi në këtë moment nuk jemi mes më të mirave. Futbollistë të mëdhenj nuk lindin çdo ditë, ciklet ndryshojnë dhe në këtë moment futbolli Italian ka problem por është e gjithë lëvizja futbollistike që duhet t’i zgjidhë dhe duhet të ndërhyhet në sektorin e të rinjve”, e mbyll Ancelotti./Korneri.net.

Artikulli paraprak4 skuadrat e pathyeshme gjatë këtij sezoni në Europë
Artikulli tjetërA është ky sinjal për fundin e shkëlqimit të Ronaldo-s?