Në prag të ndeshjes së kthimit me Real Madridin, trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti, tha se duhet të kenë kujdes nga Sergio Ramos, shkruan “Korneri.net”.

“Gjithë vitin kemi punuar dhe kemi pranuar vetëm një gol nga gjuajtja e lirë dhe asnjë nga korneri. Por duhet të kemi kujdes nga Sergio Ramos, këtë vit ai është shumë i rrezikshëm nga ndërprerjet”, deklaroi Ancelotti.

Ramos po kalon sezonin më të mirë në karrierë. Ai ka shënuar deri më tani 10 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Artikulli paraprakHiguain dëshpëron tifozët e Juventusit: Barcelona mund të bëjë….
Artikulli tjetërKëto statistika të Buffon “fundosin” shpresën e tifozëve të Barcës