Carlo Ancelotti sërish në Premier League.

Vazhdojnë shkrimet gati çdo ditë për ardhmërinë e strategut të madh italian, Carlo Ancelotti i cili pas largimit nga Bayern Munchen, për momentin është i lirë dhe mund të zgjedh skuadrën e ardhshme apo ndoshta edhe përfaqësuesen e italisë, shkruan Korneri.net.

Mirëpo, Londra e thërret trajnerin e mirënjohur pasi janë tri klube që e duan nga stinori i ri.
I pari është Chelsea që e do rikthimin e tij pasi Antonio Conte dëshiron kthimin në vendëlindje dhe po i ecën mirë sivjet. Pastaj Arsenali që më në fund ndoshta po e largon Arsene Wengerin, dhe në fund Tottenham që ka nis të mendojë të ndryshojë stolin sepse Maurizio Pochetino nuk është se po ua mbush syrin zyrtarëve të klubit. /Korneri.net

Artikulli paraprakJuve mbledh yje nga Premier League, ja kush është tjetri
Artikulli tjetërMbyllet ndeshja në Londër me rezultat të “pritshëm”