Humbja e fundit me Lazion, ka trazuar ambientin e Juventusit, teksa nuk përjashtohet mundësia e një lamtumirë të mundshme të Allegrit në fund të sezonit. Mediat italiane së fundmi shkruajnë se bardhezinjtë po mendojnë për pasuesin e tij.

Carlo Ancelotti është një ndër emrat më të mundshëm që mund të marrin drejtimin e “Zonjës së Vjetër” në sezonin e ardhshëm.

“Në 10 muajt e ardhshëm nuk do të stërvit asnjë ekip”, ka deklaruar italiani para disa javësh, teksa mesa duket pas fshihet një aventurë e re në Torino dhe jo në Milano.

Ancelotti e ka drejtuar Juventusin në periudhën 1999-2001, teksa ka fituar vetëm një Kupë Intertoto në drejtimin e tyre.

Artikulli paraprakFOTOLAJM/ Higuain tradhton Juven për Milanin, por është…
Artikulli tjetërStarton edicioni i ri në NBA, na presin menjëherë dy ndeshje të mëdha