Carlo Ancelotti arriti një tjetër rekord. Trajneri italian bëhet i pari në histori të Ligës së Kampionëve që ka drejtuar shtatë skuadra në këtë garë të çmuar, Parma, Juventus, Milan, Real Madrid, Chelsea, Paris Saint Germain dhe mbrëmë debutoi me Bayern Munchen.

Ai e ka fituar këtë garë tri herë, me Real Madridin herët e fundit në vitin 2014, dhe dy herë të tjera me Milanon në vitet 2003 dhe 2007.

Ndeshja ndaj Rostov ishte e e veçantë për strategun e madh nga Reggilo. Ai jo që shënoi fitore bindëse dhe drejtojë skuadrën e shtatë në këtë garë, por ishte ditë që përkujtojë saktësisht 20 vjet nga debutimi i tij si trajner në Ligën e Kampionëve, kur e nisi me Parmën që dikur ishte fuqi jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë.

Artikulli paraprakZidan: Reali do titullin e dymbëdhjetë në Champions për tifozët
Artikulli tjetërÇfarë oferte ka refuauar Neymar! Nuk është mirë ose…