Trajneri i Bajernit të Mynihut, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Kingsley Coman nuk do të largohet drejt Juventusit por do të qëndrojë te kampionët e Gjermanisë.
Pas periudhës së huazimit nga Juventus, tekniku italian ka konfirmuar se Bajerni do të vendosë për blerjen e francezit.
“Kingsley Coman është shumë i rëndësishëm për ne. Sigurisht se do të mbetet me ne. E sigurt është që Joshua Kimmich dhe Kingsley Coman do të jenë pjesë e jona”, u shpreh Ancelotti.