Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani, bëri mrekulli me Drenicën gjatë sezonit vjeshtor në Vala Superligë.

Trajneri vushtrrias, përpos ngritjes spektakolare në renditjen tabelare, arriti që ti mposhtë edhe skuadra shumë mirë të organizuara, si Trepçën ’89 dhe Fc Prishtinën, shkruan “Korneri.net”.

Ish-trajner i Vushtrrisë dhe i Trepçës ’89, bëri një analizë ekskluzive për “Korneri.net”, lidhur me sezonin që sapo përfundoi.

“Mendojë që ky është edicioni më i mirë që nga paslufta e këndej. Skuadrat elitare në futbollin kosovar u përforcuan mjaftueshëm gjatë merkatos verore, kështu produkti i gjithë kësaj ishin gjashtë kandidaturat e hedhura për titull të kampionit. Konkurenca shumë e madhe për titull e ka bërë Vala Superligën shumë interesante dhe kështu prej të jetë deri në fund të këtij edicioni”, tha fillimisht Shotani.

“Shpallja kampion e Llapit nuk është aspak befasi, por befasi e madhe mund të konsiderohet forma e Drenicës, pasi askush nuk ka pritur nga ne që të jemi kaq kompetitiv edhe pse kishim probleme të mëdha financiare. Nga skuadrat që synojnë titullin, dukët që Trepça ’89 ka ngelur paksa prapa, mirëpo ata janë kampion në fuqi dhe mund të përmbysin gjithçka deri në fund të kampionatit. Edhe pse sezoni vjeshtor ka përfunduar, lufta sapo ka nisur për titull dhe mendimi im është se pranvera do të jetë shumë shumë e nxehtë”, përfundoi anlizën e tij Bekim Shotani./Korneri.net.

Artikulli paraprakTrajneri i Barcelonës kërkon një ide “të çmendur”, të ndërrojë mbrojtësin me Totenhamin
Artikulli tjetërKy pritet të jetë përforcimi i parë i Llapit në afatin dimëror