E shihni këtë foto? Tregon shumë: janë 11 lojtarët e Real Madrid-it të cilët triumfuan për të 11-tën herë në Ligën e Kampionëve.

Sezonin e kaluar ata luajtën në finalen e Milanos kundër Atletico Madrid-it pikërisht në stadiumin mitik “San Siro”, nga ku duket se nisi “epidemia” e dëmtimeve. “Galaktikët” po vuajnë shumë këtë sezon futbollistik, duke marrë gjithnjë e më shumë lajme të këqija nga infermieria.

Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një artikull këtij fenomeni, duke theksuar se vetëm një kampion Evrope ka “shpëtuar”, Dani Carvajal. Të gjithë të tjerët janë dëmtuar së paku një herë në periudhën korrik-nëntor.

Lojtari i fundit madrilen i dëmtuar është Gareth Bale, i cili ndrydhi kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së mesjavës në Champions League me Sporting-un. Ai pritet të mungojë rreth dy muaj.

Më pas, dëmtimin më të rëndë e ka vuajtur Casemiro, i cili deri tani ka munguar në 13 ndeshje. Pas tij vijnë Pepe (8 ndeshje), Keylor Navas (7 ndeshje), Sergio Ramos (7 ndeshje) dhe Luka Modric (7 ndeshje).

Dëmtime më të lehta kanë pësuar Karim Benzema, Cristiano Ronaldo dhe Marcelo, secili duke humbur nga 3 ndeshje.

Toni Kroos, ndërkohë, deri tani ka munguar në dy ndeshje, por pritet të qëndrojë jashtë fushave edhe për një muaj tjetër.

Epo, Zoti i ndihmoftë!

ordenador

ordenador

Artikulli paraprakYjet që kanë ndërruar më shumë skuadra, prinë në listë ky italian….
Artikulli tjetërGriezmann te United? Aksidentalisht zbulohet transferimi i bujshëm