Chelsea kalon nga fjalët në vepra për të blinduar trajnerin Antonio Conte. Interesimi i Interit, me pronarin e ri të zikaltërve Zhang Jindong, që është gati të bëjë cmendurira financiare për të bindur trajnerin italian të rikthehet në Serinë A, ka vëne në lëvizje drejtuesit e Bluve të Londrës.
Presidenti i Chelsea-it, rusi Roman Abramovich duke u bazuar te ato cfarë shkruajnë mediat angleze ka gati një marrëveshje të re për 47-vjecarin nga Lecce. Conte ka bërë një punë fantastike në krye të skuadrës londineze gjatë këtij sezoni, me Chelsea-in që po shkon i pashqetësuar drejt fitimit të titullit kampion në Premier League. Conte verën e kaluar firmosi një kontratë 3-vjecare me Blutë e Londrës me një pagë prej 7 milionë Eurosh në sezon, por në mënyrë që ish trajneri i përfaqësues italiane të mos tundohet nga milionat që i ofron Interi, Abramovich do ti propozojë një kontratë të re me një pagë dukshëm më të lartë.
Conte pritet të rinvojë me Chelsea-in edhe për një tjetër vit dhe nga marrëveshja e re do të arkëtojë plot 11,5 milionë Euro në sezon. Trajneri 47-vjecar dëshiron të luajë në Champions League me skuadrën angleze dhe nuk asnjë arsye për tu larguar nga Chelsea pas vetëm 1 sezoni. Kështu që Conte për Interin do të mbetet thjeshtë një ëndërr.