Anadolou Efes arriti të fitojë derbin e Stambollit në Euroleague pasi mundi 93-81 Darussafaka Dogus. Në një ndeshje shumë të luftuar, ishte Brandon Paul lider i Efes  me 21 pikë, ndërsa Thomas Heurtel i shtoi 17 të tjera, dhe pas kësaj fitore Efes është afër zonës Play-Off. Në anën tjetër u dallua Brad Wanamaker me 24 pikë të shënuara.

Real Madrid gjithashtu regjistroi suksesin e 14-të në 19 ndeshje në këtë sezon të Euroleague, por vuajti mjaftë shumë për të shënuar fitore ndaj gjermanëve të Brose Bamberg, të cilët i mposhti me rezultat të ngushtë 91-89, ku Jaycee Carrol ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 24 pikë.

Në Milano ndërkohë Emporio Armani befasoi të gjithë duke bërë një lojë të jashtëzakonshme ndaj grekëve të Olympiacosit, me skuadrën italiane që në fund triumfoi  99-83, duke fituar ndeshjen e 6-të në këtë sezon dhe duke i shkaktuar humbjen e 6-të Olympiacosit, që zbret tashmë në vendin e 3-të pas CSKA së Moskës dhe Realit të Madridit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here