Pas përfundimit të këtij edicioni stadiumi Amsterdam Arena do të ndryshoj emrin.
Ka qenë evidente se stadiumi në kryeqytetin holandez Amsterdam, shumë shpejtë do të njihet botërisht me një tjetër emër që meriton të kujtohet përgjithmonë, përcjell Korneri.net
Nga edicioni i ri stadiumi i Ajaxit, do të mbaj emrin e të ndjerit, por futbollistit më të mirë të këtij shteti, Johan Cruijff, i cili ndëroi jetë me 24 mars të vitit 2016, në moshën 71 vjeçare pas probleme me mushkëri.
Cruijff në dy mandate i kishte fituar tetë tituj me Ajaxin e famshëm të kohës së tij si futbollist, kurse si trajner duke i fituar dy tituj në Eredivisie dhe një Kupë të fituesve të Kupave. Me Holandën dy herë ishte nënkapion botëror në vitet 1974 dhe 1978. /Korneri.net