Basketbollistët amerikan që djersitën fanellat e Trepçës gjatë edicionit të fundit, Jeremy Wise, Montreal Scott dhe Kiel Turpin, kanë mbetur nën mëshiren e fatin, pasi nuk kanë para për të nxjerrur biletat e rikthimit për në SHBA, mëson “Korneri.net”.

Gjithmonë sipas burimeve të “Korneri.net”, basketbollistëve në fjalë u është ndalur edhe ushqimi në një nga restorantet ku ata ushqehëshin në Mitrovicë, kurse situata e tyre mund të përkeqësohet pasi mund të mbesin edhe pa dhoma gjumi.

“Korneri.net” mëson poashtu se për shkak të situtës financiare që është duke kaluar Trepça, zyrtarët e klubit nuk kanë mjete për tu dalur në ndihmë basketbollistëve amerikan, por janë duke u munduar që të gjejnë një zgjidhje për të tejkaluar këtë moment aspak të këndshëm./Korneri.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here