Polemika në mes trajnerit aktual të Dritës Bekim Isufi dhe përzgjedhësit të Kosovës, Muharrem Sahiti sa i përket objektivave të Dritës.

Gjatë debatit në emsionin “Koha Shtesë”, të SuperSport Kosova, pasi i bisedua për kronologjinë e derbit gjilanas, Gjilani – Drita, trajneri Isufi pohoi se Drita nuk ka objektiv titullin dhe nuk e kan mendjen vetëm te titulli, pasi po mendojnë për një projekt afatgjatë. Kjo nuk ju duk shumë e logjikshme Muharrem Sahitit, i cili reagoi duke i replikuar Isufit, se Drita me këtë fond lojtarësh duhet kërkuar me doemos titullin, pasi është skuadra mjaft kualitative në Superligë.
Ai tha se me këtë fond aktual që ka Drita do të duhet të mos mendojë asgjë tjetër përveç titullit.
Madje sipas Sahitit, shkarkimi i Milaim Zuzakut, tregon se drejtuesit e Dritës, kanë ambicie titullin.

Artikulli paraprakRRËFIMI/ Adriano: Të gjithë futbollistët pinë …?
Artikulli tjetërArbnor Morina zbulon një të pa thënë deri tani