Pas 8 vitesh me fanellën e Barcelonës, ditën e sotme mbrojtësi Dani Alves do të luajë kundër katalanasve në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Champions Leaqgues.

Në një intervistë për FIFA-n, mbrojtësi brazilian ka rrëfyer kohën kur ka qenë pjesë e Barcelonës madje ai ka folur edhe për përballjen kundër katalanasve, shkruan “Sport.es”.

I pyetur se cila skuadër do të fitojë ai u përgjigj: “Sigurisht që Barcelona humb pa mua (qesh). Unë mendoj se ata më kanë vlerësuar, jo vetëm si një profesionist por edhe si një lojtar. Tifozët e Barcelonës gjithmonë janë të mrekullueshëm dhe miqësorë për të krijuar atmosfera të këndshme. Besoj se do t’ia dalim për të bërë më të mirën tonë, shpresoj t’i mundim”, u shpreh ai.

Kujtojmë që sot në orën 20:45 Juventusi do të presë skuadrën e Barcelonës.

Artikulli paraprakKoha kur Messi “shetiste”, lojtarët e Juventusit (VIDEO)
Artikulli tjetërMilan dhe mallkimi i numrit 9