Chelsea me plotë meritë mposhti skuadrën monotone dhe të mbyllur atë Manchester United në ndeshjen e xhiros së 11. në Premier League.

Londinezët gjatë tërë ndeshjes (heq 5 minutat e fundit), ishte skuadër bindshëm më e mirë në fushën e lojës, krijoi më shumë edhe pse ndoshta jo raste të 100%, por gjithsesi më tepër ishte në zonën e United, dhe në dy tri raste, portieri De Gea e shpëtoi skuadrën e tij, shkruan Korneri.net.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi spanjolli Alvaro Morata që mposhti bshkëkombasin e tij pas një goli të bukur me kokë.
Me këtë fitore Chelsea i afrohet Man.United në vetëm një pikë, por i dha Man.City tash epërsinë prej tetë pikëve pikërisht ndaj rivalit lokal, andaj “citizens” kanë epërsi të madhe ndaj rivalëve në garë për titull të kampionit.
Për fund…autobusi i Jose Mourinhos shpërtheu. /Korneri.net

Artikulli paraprakNga Kosova në Australi, Berisha në fokusin e FIFA-s
Artikulli tjetërDrenica pa “paga” tash e tre muaj