Marcos Alonso nuk do t’i bashkohet Manchester United këtë verë pasi refuzoi një marrëveshje dyvjeçare dhe synon të qëndrojë në Barcelonë.

32-vjeçari doli si një kandidat potencial për të mbushur boshllëkun e lënë nga Luke Shaw, i cili pësoi një lëndim muskulor që pritet ta mbajë jashtë për disa muaj, por spanjolli nuk e ka ndërmend të kthehet në Angli, aq më pak te United, përcjell Korneri.net

Sipas gazetës spanjolle Marca, United iu afrua Barcelonës javën e kaluar për të nënshkruar me mbrojtësin në huazim për këtë sezon, mirëpo lojtari preferoi qëndrimin në La Liga. /Korneri.net

Artikulli paraprakUzuni në formacionin e javës në La Liga
Artikulli tjetërLukaku-Mania, tifozët e Romës në trans