Ai ndodhet aktualisht në Monza, për të zhvilluar provat zyrtare të shtunën dhe për të garuar të dielën për Çmimin e Madh të Italisë në Formulën 1, por përtej sportit të automobilizmit, piloti i McLarenit Fernando Alonso ka marrë sot një lajm të bujshëm.
Ai njihet nga të gjithë si një tifoz i thekur i Realit të Madridit, klubit mbretëror spanjoll i mbiquajtur edhe si “galaktikët”, që nuk e ka lënë pa ia njohur këtë dashuri ndaj “Los Blancos”.
Të hënën e ardhshme, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, vet presidenti i Realit Florentino Perez do t’i dorëzojë atij titullin e “aksionerit të nderit”. Ka qenë klubi madrilen që ka njoftuar përmes “Twitter”-it mbajtjen e kësaj ceremonie në hollin presidencial të stadiumit.
/ Top Channel