Dy fitoret radhazi në kampionat ndaj Udineses dhe Spalit kanë rikthyer qetësinë te Juventusi që po përgatit në mënyrën më të mirë supersfidën e kësaj të shtune ndaj Milanit. Për Massimiliano Allegrin trajnerin e Juventusit i cili ka edhe një të shkuar te kuqezinjtë kjo është një sfidë që duhet fituar pasi lufta për titullin këtë sezon do të jetë më e ashpër se kurrë. Për të gjithë ata që mendojë se Juvja është ngopur me trofe gabojnë rëndë.

“ Nuk do të jetë kjo ndeshja e kthesës së madhe. Është një test i mirë në të cilin ne duhet të marrim tre pikët. Këtë vit kampionati do të vendoset në 5 javët e fundit, sepse do të jenë 3 përballje direkte. Nuk e kemi barkun plotë dhe nuk është e vërtetë që jemi të tejngopur me suksese”.

Më pas një mendim i Allegrit shkoi për mungesën e Bonuccit i cili është i skualifikuar dhe nuk do të ketë mundësitë të sfidojë ish skuadrën e tij.

“ Më vjen keq që nuk do ta kemi Leon si kundërshtar të shtunën në mbrëmje sepse në këto sfida kaq të mëdha është mirë që luajnë të gjithë futbollistët”.

/Supersport.al

Artikulli paraprakLajmi i ditës: Man.United tërbohet pasi objektivi i tyre po shkon te Barcelona
Artikulli tjetërMontella: Ndeshja ndaj Juventusit, pikë kthese