Massimiliano Allegri tenton të zbusë klimën e egër që ekziston në prag të supersfidës së javës se 30 – të të Serisë A, Napoli – Juventus, që do të zhvillohet në “San Paolo”. 49-vjecar thekson se ka ardhur momenti që Italia e futbollit të tregojë një tjetër kulturë sportive.

“Juve është mësuar me sfidat ndaj skuadrave që kundër nesh luajnë ndeshjen e vitit. E gjithë bota do ta ndjekë këtë takim, dhe besoj se tifozët vendas do të tregohen korrektë. Do të përballemi dy herë brenda tre ditëve me Napolin, një shans ky për të treguar se kemi nisur një rrugëtim me një kukturë sportive disi ndryshe.”

Alleri komentoi edhe rikthimin e Gonzalo Higuain si kundërshtar në Napoli.

“Është normale që tifozët napolitanë në fillim do ta duartrokasin e më pas do ta vërshëllejnë. Po Higuain është shumë i qetë. Ai ka bërë një zgjedhje profesionale dhe duhet respektuar.”

Muaji prill do të jetë periudha kyc për objektivat e bardhezinjve, me Allegrin që si gjithmonë gjykon me qetësi.

“Këtë të diel ndaj Napolit luhet një pjesë e rëndësishme e titullit në Serinë A. Më pas kemi finalen e Kupës së Italisë dhe përballjen e dyfishtë me Barceloën në Champions. Duhet t’i përballojmë me shumë qetësi këto takime shumë të rëndësishme për objektivat tanë.”

Në fund trajneri i Juventusit përgëzoi homologun e tij të Napolit Maurizio Sarri për cmimin e pankiës së artë, duke theksuar se e ka merituar plotësisht.

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakGuardiola dhe Wenger kërkojnë fitoren në duelin e Emirates
Artikulli tjetërSarri: Nuk më intereson Higuain, e mposhtim Juven