Ne e mbyllëm si duhet gjysmën e parë të ndeshjes, por Milani është një ekip, që nuk dorëzohet. Ne e dinim këtë, sepse e ka treguar gjatë këtij sezoni.” Massimiliano Allegri e analizon kështu fitoren 2-1 të të tijve, që I mundësoi kalimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

“Në lojëra të tilla ka gjithmonë vuajtje, – shtoi ai për “Rai Sport”, – por duhet t’i përgëzoj djemtë, që e bënë këtë për të tretin vit me radhë. Ne kemi luajtur një ndeshje të madhe, edhe në qoftë se kemi lëshuar pak në pjesën e dytë, pa Dybala mes linjave.”Trajneri bardhezi, gjithashtu, foli në lidhje me “lamtumirën” e Evra:

“Më vjen keq për Evra, ka qenë një lojtar i madh. Ai e tregoi këtë edhe në ditën e fundit. Ne kemi vendosur një marrëveshje të përbashkët. Ai duhet marrë shembull nga djemtë e rinj. Një futbollist që luan 10 vjet në Mançester dhe pastaj nuk vihet në pikëpyetje në një ligë tjetër, mjafton vetëm për ta falënderuar. Asamoah, në krahun e tij, ka më shumë liri, është aq i zgjuar sa i jep më shumë skuadrës në sulm dhe në mbrojtje.”/Telesport/.

Artikulli paraprakCelta Vigo shkakton senzacion, e eliminon Real Madridin nga Copa del Rey
Artikulli tjetërRrëfehet Lewandowski: Bayern në të njejtin nivel me giigantët spanjoll