Për teknikun italian Allegri, mos pësimi i asnjë goli në ndeshjen e sotme kundër Barcelonës, ishte realizimi i një misioni të pamundur.

“Dukej e pamundur të mos pësoje gol. Por ne jemi në gjysmëfinale. Përgëzoj lojtarët për atë që kanë bërë dhe për atë që janë duke bërë”, tha Allegri pas ndeshjes Barça – Juve që u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Ai bëri dhe një krahasim mes Juventusit të tij dhe francezëve të PSG që u eliminuan nga Barcelona me një kthim historik rezultati, një tur më parë:

“Ndeshjet janë fituar nga lojtarët, jo nga trajneri. Ne kemi një dinamikë shumë pozitive. Juvja nuk ishte PSG-ja. Kemi vuajtur pak, por jo edhe qa shumë”.

Allegri vlerësoi edhe kundërshtarin duke thënë se Barça është skuadër e një niveli të lartë.

Artikulli paraprakFOTO/ Shiko çfarë ndodhi midis Suarez dhe Chiellinit pas ndeshjes
Artikulli tjetërEnrique fjalë të mëdha për Juven e Allegrit