Vetëm një barazim për Juventusin në Portugali. Pas kësaj ndeshjeje bardhezinjtë shkojnë në 7 pikë në renditje dhe nuk mund të arrijë kualifikimin matematikor në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Tekniku i bardhezinjve, Massimiliano Allegri u paraqit në mikrofonin e Mediaset Premium krejtësisht i pakënaqur me atë që dha sonte ekipi i tij. “Më vjen keq sepse kemi pasur një shans për të mbyllur kualifikimin në fazën tjetër dhe nuk e shfrytëzuam. Tani duhet të luajmë edhe dy ndeshje dhe çdo gjë mund të ndodhë. Pjesa e parë ishte e keqe, më e mirë e dyta. Bëmë shumë rrëmujë. Edhe pas golit të barazimit nuk arritëm të reagonim. Vetëm rezultati ishte pozitiv sonte”.

Edhe pse me zëvendësimet diçka u përmirësua. “Ishte normale që ndryshimet do të na jepnin një dorë, por pas barazimit tonë duhet të bënim më mirë, por në fakt e impostuam lojën keq nga e djathta në të majtë.
Sipas tij për kualifikimin, do të duhet të djersitet. “Mjaftonte fitorja, të mbyllej kapitulli kualifikim dhe të përballoheshin dy ndeshjet e tjera në qetësi. Për fat të keq duhet të kemi frikë që të bëjmë ndeshje të mira. Kualifikimi është ende në lojë, duhet të shohim çfarë do të bëjmë kundër Barcelonës dhe si do të jetë situata kur të shkojmë në Greqi”.

Artikulli paraprakVIDEO/ Mbrojtësi largohet para kohe nga Milani
Artikulli tjetërE pranon Conte: Chelsea si ka punët mirë