Trajneri i Juventus, Massimilliano Allegri, menjëherë pas humbjes së mbrëmshme për mediat italiane u shpreh i mllefosur pas humbjes minimale ndaj Milan. Allegri gjithashtu kritikoi ashpër gjyqtarët pasi anuluan golin e Pjanic.
“Unë dua të përgëzoj skuadrën. Ne e bëmë golin (Pjanic), por na e anulluan. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Gjithsesi, kjo humbje është thjesht një “rrëzim” që pësojmë gjatë rrugëtimit tonë të gjatë, por do të ringrihemi. Nuk ia vlen të inatosemi dhe të zihemi me të tjerët apo me njëri-tjetrin. “Gjyqtari i portës (Massa) mori përsipër vendimin për të anulluar golin edhe pse mendoj se nuk i takonet atij të ndërhynte, pasi gjyqtari pas porte nuk mund të shohë pozicionin jashtë loje. Mjaftoi një protestë e Milanit për të nisur dyshimet dhe të përmbysin atë që ishte vendosur nga gjyqtari. Kjo është një situatë anormale, më vjen keq, por që nuk e ndryshon rrugëtimin tonë”, tha Allegri.