Massimiliano Allegri tash një vit më parë u largua nga Juventusi pas 5 titujve kampion rresht.
Trajneri italian është në pushim dhe nuk ka dashur qëllimisht që të punësohet diku tjetër pasi ka e kishte mendjet të qëndroj në shtëpi dhe të largohet pak nga futbolli, mirëpo tashmë ka ardhgur koha që t’i kthehet punës, përcjell Korneri.net
Ish-trajneri i Cagliarit, Milanit dhe Juventusit, sipas “Gazzetta dello Sport”, pritet të jetë trajner i Parius SG, sepse kontaktet e tij me drejtorin sportiv të klubit francez Leonardo, janë shumë të shpeshta. Gjithnjë sipas këtyre burimeve raportet ndërmjet drejtuesve të PSG dhe trajnerit Thomas Tuchel nuk janë të mira dhe gjasat janë që gjermani të largohet nga drejtimi i kampionëve të Francës.
Allegri ka edhe një opcion tjetër, të jetë trajner i Manchester United, por për momentin është shumë më afër të mbyll marrëveshjen me PSG, për faktin se zyrtarët e Man.United nuk janë të gatshëm t’ia shkëputin kontratën trajnerit norvegjez. /Korneri.net