Paratë janë të gatshme, kriza e transferimeve ka kaluar dhe tash Inter jo që do të mundohet dhe do të përforcohet për vete, por edhe do t’i bëjë probleme konkurrentëve tjerë si rasti më i freskët me anëtarin e Atalantas, Roberto Gagliardini.
Mesfushori 22-vjeçar që prej kohësh po shikohet nga Juventusi që e konsideronte si prioritet për afatin dimëror, Inter ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e tij dhe është gati ta mbyll transferimin sa më shpejtë që është e mundur.
Çmimi i lojtarit nuk është më i vogël se 25 milionë euro, por ia vlen të investohet në të.