Konsiderohet portieri më i mirë në Evropë për momentin, e ndoshta edhe më shumë.
Braziliani Alisson Becker, tregoi për të satën herë që është vendimtarë te Roma e sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit në udhëtim ku Roma fitoi 0:1, mirëpo vetëm pas disa intervenimeve fantastike të tij, përcjell Korneri.net
Zyrtarët e klubit, agjenti i tij dhe vet Alisson në fund të këtij edicioni do të ulen në tavolinë për ta vazhduar kontratën e cila do të jetë e gjatë deri në vitin 2023, dhe paga e tij nga 1.5 milionë euro do të rritet në 3 milionë. /Korneri.net