Sir Alex Ferguson, gjithmonë ka ditur të blej lojtarët më të mirë në treg, por jo gjithmonë ia ka dal mbanë.

Njëri prej tyre ka qenë Alex Del Piero, ish-ylli i Juventusit dhe furbollit botëror. Italiani e kishte refuzuar Man.United në kohën kur Juventusi u dënua në vitin 2006, dhe kishte rënë në Serie B, shkruan Korneri.net

Alex Ferguson kishte zbuluar tregimin e bukur dhe interesant në mes tij dhe Del Piero, pas një bisede telefonike.

“Del Piero është i vetmi për të cilin do të kisha bërë ndonjë çmenduri. Pas një ndeshje të Ligës së Kampionëve midis Manchester dhe Juventus, në të cilën ai kishte çmendur gjysmën e mbrojtjes, Ryan Giggs dhe Gary Neville erdhën tek unë dhe më kërkuan ta blija, edhe pse e dinim se kushtonte shtrenjtë, sepse dikush i tillë do të na kishte bërë të fitonim gjithçka për dekada. Kështu që kontaktova me menaxhmentin e Juventusit dhe agjentin e lojtarit. Ai refuzoi edhe para se të dëgjonte propozimin tim, duke më thënë se Juventusi ishte vendi më i mirë për të qenë dhe se edhe nëse ai e respektonte Manchester Unitedin, ai nuk mund të tradhtonte kurrë ngjyrat bardhezi.

Sa keq, sepse nuk pashë më dikë si ai. Një kampion brenda dhe jashtë fushës, e kam dashuruar edhe në ditët pas fitores së Italisë në Kupën e Botës. Në atë kohë Real Madridi ishte gjithashtu i interesuar për të dhe duke pasur parasysh ngjarjet që përfshinin Juventusin, imagjinova se do të kishte një ankand mes nesh te United dhe “galaktikëve” për ta fituar atë. Kështu që e thirra drejtpërdrejt, duke shmangur të flisja me Juventusin:

“Alex, do të doja të të kisha në United”, i thashë. “Ti do të jesh ylli i ekipit dhe së bashku do të fitojmë gjithçka. Mos e dëgjo Real Madridin dhe eja këtu”. Ai qeshi dhe u përgjigj: “Zotëri, ju e dini që asgjë nuk ka ndryshuar që prej shumë vitesh. Juventusi është në vështirësi dhe unë kam për detyrë t’i ndihmoj. Nuk mund të jem frikacak”. Mendova se do të ishte e kotë të vazhdoja, i thashë lamtumirë dhe nuk dëgjova më kurrë për të. Në vitin 2008 në një ndeshje miqësore e pashë sërish dhe më përshëndeti me një përqafim. Ai nuk fliste mirë anglisht, por kërkoi falje për refuzimin e ofertës dhe shpjegoi pse e kishte bërë këtë. I vura një dorë mbi supe dhe e qetësova: “Ti deshe të shpëtoje Juventusin dhe e bëre. Kjo është e gjitha që ka rëndësi.” Kur dikush më kërkon të përmend futbollistin që kam dashur gjithmonë dhe nuk kam qenë në gjendje ta stërvit, unë do të përgjigjem: Alessandro Del Piero”. [Ser Alex Ferguson]. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Le të ëndërrojmë përsëri”, Inzaghi: “Betejë” me Atleticon, Simeone miku im
Artikulli tjetërFrosinone deklasoi Napolin në “Maradona”