Legjenda e Milanit, Alessandro Nesta, e ka këshilluar dikur bashkëlojtarin e tij te Lazio, Diego Simeone, që të largohet nga Atletico Madridi në fund të këtij sezoni.
Strategu argjentinas është te Los Rojiblancos që nga viti 2011, ku ka bërë mrekullinë me këtë klub. E ka fituar Kupën e Mbretit (2012/2013) dhe La Ligan (2013/2014) duke pasur për rivalë dy prej klubeve më të mëdha në botë – Barcelona dhe Real Madrid.
Ai e ka fituar titullin e Europa League (2011/2012) dhe Superkupën e UEFA-s (2012). Ndërsa ka luajtur edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve (2013/2014 dhe 2015/2016) dhe në të dyja rastet është mposhtur nga Reali. Ndërsa Nesta është në njëri prej njerëzve që mendojnë se është koha që ‘El Cholo’ të ndërrojë klub.