Po kalon formën e jetës dhe së bashku me të edhe skuadra ku luan. Atalanta aktualisht pas 12 javësh zë poitën e pestë me 22 pikë, vetëm 8 më pak se lideri Juventus, ndërsa njëri prej atyre që ka dhënë më së shumti deri më tani në këtë sukses të bergamasëve ka qenë pikërisht Papu Gomez.
Sipas disa burimeve brenda klubit nga Bergamo, ai është në mes të dy zjarreve pasi po e kërkojnë Milan dhe Roma. Rosonerëve i duhet një lojtarë i tillë i shpejtë dhe teknik, ndërsa Roma po e kërkon si zëvendësuesin e Muhamed Salah që do të luajë në Kupën e Afrikës dhe do t’i mungojë kryeqytetasve për më shumë se një muajë.
Çmimi i 28-vjeçarit nuk është më e vogël se 20 milionë, aq sa kërkon presidenti i Atalantas.