Paco Alcacer është një futbollist i Barcelonës. Ish-sulmuesi i Valencias mbetet vetem për të nënshkruar me klubin e tij të ri pas marrëveshjes së arritur më herët në mes dy klubeve.

Alcacer i kreu me sukses testet mjekësorë në ambjentet e klubit blaugran dhe tash i ka mbetur vetëm ta vë gishtin në letër. Për kartonin e sulmuesit të rrezikshëm Barcelona pagoj 30 milionë euro.

Paco Alcacer ka zhvilluar 133 ndeshje  te  Valencia duke shënuar 33 gola. Me transferimin e 22-vjecarit Barcelona e dërgon në katër numrin e sulmuesve që do të ketë në dispozicion trajneri Luis Enrique.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here