Kapiteni i Valencias, Paco Alcácer, është zgjedhur nga klubi  Barcelona për të plotësuar pozitën e sulmuesit të katërt që kërkohet me ngulm nga zyrtarët e klubit dhe Luis Enrique.  Barça është në negociata shumë të avancuara me Valencian pasi edhe vet lojtari është i gatshëm për të shkuar në Camp Nou, pavarësisht konkurrencës së madhe në  sulmin e Barcelonës me Neymar, Luis Suarez dhe Messi. Nëse realizohet ky operacionin, çmimi i transferimit  do të jetë rreth 30 milionë euro, edhe pse klauzola e tij është 80 milionë.

Presidenti i Valencia, Peter Lim, ka qenë në Barcelonë këtë të premte. Marrëdhëniet e tij me bordin e klubit dhe vet presidentin Bartomeu janë të  shkëlqyera  siç dëshmohet edhe më marrëveshjet e fundit  Andre Gomes te Barcelona, ndërsa Martin Montoya te Valencia.

Duhet theksuar se përveç parave Barcelona duhet ta dërgoj në Mestalla edhe talentin Munir.

Artikulli paraprakKur sporti përzihet me politikën
Artikulli tjetërKthehet Messi!