FC Drita ka prezantuar sulmuesin e krahut, të riun Albin Prapashtica.

Albini do të jetë forca shtesë e sulmit dhe transferohet pas tre viteve të kaluara te FC Prishtina dhe tani e tutje avanturën do ta vazhdojë në klubin gjilanas.

Marrëveshja është arritur në mes të drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe lojtarit Prapashtica.
z. Zymberi i dëshiroi mirëseardhje lojtarit në klub dhe shumë suksese në vazhdim.

Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar kontrat tre vjeçare dhe Prapashtica do të jetë bardh e kaltër deri në qershor 2026.

Artikulli paraprakKualifikimi ende i hapur, por varet nga Rumania
Artikulli tjetërU ankua në fushë, por nuk po ka ide të qarta