Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar gjatë paraditës së sotme varrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Pikërisht me 9 qershor u bënë dy vite nga vdekja e ish-presdentit të FFK-së, dhe njeriut më meritorë në njohjen e futbollit tonë në Evropë dhe Botë, shkruan Korneri.net
Z.Kurti ishte së bashku me deputetët, Fitim Haziri, Shpejtim Bulliqi, dhe Yll Rugova, ai nderoi jetën dhe veprën e legjendës së futbollit.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Bashkë me deputetët z. Shpejtim Bulliqi, znj. Saranda Bogujevci, z. Fitim Haziri dhe z. Yll Rugova nderuam veprën dhe jetën e Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit e të sportit, në dy vjetorin e vdekjes së tij.
Fitoret e Prishtinës ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores sepse kur topi ishte në këmbën e tij ai e pushtonte fushën. Tregojnë bashkëlojtarët e tij me gjysëm shaka: ‘kur ndeshja ishte sfilitëse dhe donim të pushonim ia kalonim topin Fadilit’. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e vajzave e djemve tanë”. /Korneri.net
