Shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës bën të ditur se mosardhja e sulmuesit Albert Bunjaku për ndeshjen kundër Turqisë ishte e njohur para grumbullimit, për shkak të një lëndimi që ka pësuar futbollisti. Kjo është arsyeja e vetme e mungesës së tij dhe shtabi i uron shërim sa më të shpejtë në mënyrë që t’i kthehet lojës së futbollit, njofton FFK.