Menjëherë pas kapitenit të Trepçës, Valdrin Haxhiu, i cili foli për derbin e xhiros së Superligën e Kosovë në basketoll, Trepça-Sigal Prishtina, për portalin tonë foli ekskluzivisht edhe anëtari i kaltër e bardhëve Alban Veseli, shkruan Korneri.net.
Ai mendon se “El Clasico” i basketbollit kosovar më në fund kthen interesimin që kishte munguar, por sipas tij është ndjenjë e mirë kur luan në një palestër të stërmbushur.
“Më vjen shumë mirë që Trepça është mobilizuar dhe ka arritur që të kthehet në formën të cilën e meriton qyteti i Mitrovicës. Këtë vit na ka munguar “Torcida” dhe palestra e stërmbushur, prandaj për këtë ndihem mirë që më në fund do të ketë atmosfereë në Ligen e Kosovës”, deklasoi Veseli i cili nuk e favorizon shumë skuadrën e tij për këtë përballje.
“Ne kemi mbetur me vetem 4 lojtarë që ishim nga fillimi dhe kjo nuk na bënë favorit absolut, por natyrisht nuk do të thotë se nuk shkojmë për fitore”, tha Albani që sa i përket luftës për titull mendons e çdo skuadër mund të jetë kandidatë serioz, nëse do të ketë ndryshime në përbërje, apo më saktë transferime.
“Për titull është shumë herët të flitet, skuadrat mund të bëjnë ndryshime, sepse një lojtar cilësor apo dy mund të ndryshojnë secilën skuadër”, përfundoi Veseli komentin e tij. /Korneri.net