Drenica humbi nga Prishtina në ndeshjen e parë pas pauzës së gjatë nga pandemia e koronavirusit me rezultat 3-0.

Ajo ishte ndeshja e parë gjysmëfinale  e Digitalb Kupës së Kosovës, ndërsa të dielën kuq e zinjtë shkojnë në Therandë te kampioni vjeshtor Ballkani për ndeshjen e parë kampionale.

Në Prishtinë nuk luajti pikërisht i huazuari nga kryeqytetasit, Alban Shillova, por i cili është i gatshëm të luaj ndaj Ballkanit dhe ndihet mjaftë mirë për këtë duel, për të cilët ja se çfarë tha, shkruan Korneri.net

“ Në në asnjë ndeshje nuk shkojmë të dorëzuar. E dimë  mirë se çfarë ekipi ka Ballkani edhe cilësitë qe i ka, për këtë jemi jemi të vetëdijshëm. Ne do të shkojmë të luajmë ndeshjen tonë, dhe normalisht kush do të jetë më i fortë le të fitoj, por duhet të them se ne si Drenicë nuk do të shkojnë të dorëzuar në Theramndë”, deklaroi Shillova i cili prej se u huazua te Drenica ka shënuar dy gola, dhe sigurisht se nuk priten të jenë të fundit.

“Sa i përket golit  nuk mund të them asgjë. Normal është se te gjithë futen të  shënojnë gola, por ndojëherë është shumë e rëndësishme t’i ndimosh bashkëlojtaëve edhe në mënyra tjera” tha në fund Albani që në mënyrë indirekte tregon se e jap maksimumin për skuadrën edhe kur nuk shënon. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Feronikeli-Vushtrria
Artikulli tjetërShumë mungesa te Ferizaj për ndeshjen ndaj Prishtinës