Mediet në Shqipëria po shkruajnë se portieri i Partizanit, Alban Hoxha do të largohet shpejtë nga klubi.

Sipas informaconeve të fundit nga atje, Albani është kontaktuar nga disa klube, Tirana, Kukësi por edhe nga Prishtina, që do ta kishte marr në mundësinë e parë, përcjell Korneri.net

I pyetur nge Panorama Sport, portieri 30-vjeçar e ka pranuar se kontrata e tij i skadon me 30 qershor, dhe se ende nuk ka vendosur ta vazhdojë apo jo, mirëpo i pyetur se a do të qëndrojë edhe më tutje në klub apo do të largohet, ai me buzëqeshje ka thënë se nuk është e vërtetë, mirëpo asgjë konkrete me klubin aktual nuk ka.

Sigurisht se për këtë pyetje do të marrim shpejtë ndonjë përgjigje nga krerët e Prishtinës, të cilët edhe mund ta sjellin në Superligë, pasi reprezentuesi kosovar, Visar Bekaj, mund të luaj jashtë vendit, kështu që kaltër e bardhët do të kishin një portier të mirë për vitet e ardhshme dhe me përvojë të madhe. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here