Vëllaznimi i Gjakovës nesër udhëton drejt drejt Gjilanit, për tu ndeshur me liderin aktual në Superligë, FC Dritës, shkruan Korneri.net.

Ndeshja pritet të jetë mjaft e vështirë duke ditur rrethanat e fushës, e cila është në gjendje aspak të mirë, por përkundër këtyre kushteve aspak të volitshme për lojë lojtarët pritet të dhënë atomin e fundit për të arritur maksimuminin.

Mbrojtësi i Vëllaznimit, Alban Dragusha ka folur për Korneri.net, për ndeshjen ndaj ish skuadrës së tij. Sipas ish lojtarit të skuadrës suedeze Kalmar, Vëllaznimi do të udhëtojë drejt Gjilanit, me të vetmin qëllim të marr pikë ndaj skuadrës së Bekim Isufit.

“Do të ndeshemi nesër kundër një ekipi jashtëzakonisht të fortë, ndaj të cilit është gjithmonë vështirë të luash kundër tyre. Ne skemi çfarë të humbim në këtë sfidë, andaj shkojmë atje për të marr më të mirën e mundshme”, deklaroi fillimisht Dragusha.

Tuje ai foli për kushtet jo të mira të stadiumit në Gjilan, për të cilin pohoi se nuk lejon të zhvillohet ndeshje e mirë për sy. Por, sipas tij loja e keqe apo e mirë harrohet shpejtë nëse arrihet rezultat pozitiv.

“Të vjen keq kur e sheh fushën e tyre në atë gjendje, sepse për shumë vite ishte fusha më e mirë në Kosovë. Është e sigurt që lojë për sy smunet me pas nesër. Por loja e keqe apo e mirë harrohet shpejtë nëse merr rezultat pozitiv”, tha për fund Dragusha.

Artikulli paraprakNuk u prit nga Neymar, por ishte e pashmagshme
Artikulli tjetërBarcelona ankohet: Pas udhëtimit më të gjatë e pret derbi