Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, po pret me padurim të bëhet sërish numri 1 i klubit katalanas, sepse gjen çdo rast për të sulmuar hierarkinë aktuale të nënkampionëve të Spanjës. “Më vjen keq të shoh se drejtuesit po e shkatërrojnë modelin që na bëri të mrekullueshëm. Ata nuk dinë si të bëjnë merkato dhe as se si të mbajnë lojtarë. Ata po i çojnë poshtë pak vitet e mbetura të Lionel Messit. Më është dukur e pabesueshme që askush nuk e shoqëron në fushë pas ndeshjeve të mëdha, kurse unë e bëja gjithmonë këtë”, – ka deklaruar Laporta.

Artikulli paraprakPrishtina e kuqe ndaj Norrkopingut [FOTO]
Artikulli tjetërZbardhet kalendari i Bundesliga, Bayern e nis me derbi