Problemet e Arsenalit janë më shumë sesa thjesht një gabim nga trajneri Mikel Arteta.

Një skuadër që pretendonte në fillim të edicionit së paku një vend në Champions League, duke mos u disktutuar vendin në Evropë, tash është në një pozicion të vështirë dhe  kandidatë për rënie, përcjell Korneri.net

Pas  humbjes 2-1 nga Everton të Shtunën, Topçinjtë kanë bërë fillimin e tyre më të keq në një sezoni që nga ai 1974-75,  dhe për momentin Arsenali ka vetëm katër pikë më shumë se Burnley në vendin e parë të rënies nga Premier League.

Por, mos të harrojmë të përmendin faktin se “Clarets”  kanë dy ndeshje më pak të luajtura, kështu që gjasat që Arsenali të bie edhe më poshtë në renditje janë të mëdha.  Londinezët e nuk janë të privuar vetëm nga rezultatet, por edhe loja që nuk është aspak e mirë dhe me probleme. Gabimet e mëdha në mbrojtje duke përfshirë tre autogola në shtatë ndeshje, shoqëruar me një efikasitet të dobët në sulm nga lojtarë të tillë si Willian, Lacazette apo edhe Aubameyang, e kanë çuar Arsenalin në momentet më të vështira ndoënjëherë.

Është e çuditshme se për çfarë asrye zyrtarët e klubit e mbajnë Artetan ende duke mos e shkarkuar tash e sa kohë, sepse me të në stol dhe me formën e futbollistëve, Arsenali njëmend mund të ketë telashe edhe më të madha, pasi largimi nga elita mund të bëhet realitet. /Korneri.net

Artikulli paraprakPenalltitë vendosin derbin kosovar, të fundit për këtë vit
Artikulli tjetërFitojnë Milan dhe Inter, vazhdojnë kryesimin në Serie A