Me ardhjen e Stefano Piolit në krye të bankinës së Inter, kroati Marcelo Brovoviç ka rilindur duke u kthyer në një titullar të pazëvendësueshëm për trajnerin italian, besim për të cilin kroati e ka shpërblyer me lojëra të mira por edhe me gola.

Nga vendi origjinës së lojtarit, këmbëngulin për një interes të fuqishëm të skuadrës së drejtuar nga Fabio Cannavaro, Tianjin Quanjian. Sipas mediave kroate kinezët janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro, klauzola e re e kontratës së Brozoviç me Interin për skuadrat që e kërkojnë jashtë Italisë.

Largimi i Brozoviç në janar duke i pamundur për shkak të pëlqimit që Pioli ka për të, ndërsa në merkaton e verës Inter mund të pranojë me kënaqësi 50 milionë euro apo më shumë për mesfushorin kroat. Në Kroaci kanë dyshime nëse Brozoviç do të ikë nga futbolli që vlen për të shkuar në Azi dhe për t’u bërë lojtari kroat më i paguar në histori.

Artikulli paraprakDorëzohet Chelsea, në janar nuk zbrazët arka prej 60 milionëve për…?
Artikulli tjetër“Boxing day”: Rekordi ishte arritur para 53 vitesh, ja sa gola ishin shënuar…