Brazili është përfshirë në panik përpara Botërorit “Rusi 2018”. Na ndajnë edhe tre javë nga Botërori, teksa Brazil ka marrë një lajm të keq. Douglas Costa, i cili këtë sezon shkëlqeu tek Juventus, ka pësuar një dëmtim. Sulmuesi anësor ka një problem muskulor, duke ngritur kështu dyshimet nëse do të jetë pjesëmarrës ose jo në Botëror. Mundësitë edhe pse të pakta, tregojnë që sulmuesi i Juventusit mund të rikuperohet përpara Botërorit.
Në një deklaratë për mediat mjeku i Brazilit, Rodrigo Lasmar ka folur rreth gjendjes se lojtarit brazilian, duke u shprehur: “Douglas Costa ka një problem muskulor në kofshën e këmbës së majtë. E ka pasur një problem të tillë edhe më parë, por kur erdhi këtu, ishte edhe më e qartë situata. Do të shihet gjendja e tij gjatë këtyre ditëve.
Ndoshta mund të mos luajë në miqësoren e 3 qershorit me Kroacinë, por mendoj se është e gjithë koha e mjaftueshme për ta kaluar dëmtimin deri në fillimin e Kupës së Botë.”
Me këtë deklaratë mjeku i ekipit brazilian ka lënë të hapur mundësinë që futbollisti mund të rikuperohet përpara fillimit të Botërorit, por kjo gjë mbetet për tu parë. Rikujtojmë që Brazili nuk do të ketë një nga lojtarët kyç, mbrojtësin e krahut të djathtë, Dani Alvas, i cili u dëmtua duke humbur mundësinë të luajë në Botëror.