Al Ahli i dërgoi një ofertë Napolit për Piotr Zielinski, por nuk u zbulua ende se sa po ofrohet për mesfushorin polak.

Zielinskit pas një viti i skadon kontrata me kampionët e Italisë, por sauditët duan ta sjellin menjëherë. Nëse nuk arrijnë marrëveshje me Napolin, do t’i drejtohen lojtarit të radhës, përcjell Korneri.net

Zielinski ka shtatë vite në Napoli dhe sipas Transfermarkt, vlera e tij vlerësohet në 35 milionë euro, dhe mendohet se oferta e klubit arab mund të jetë rreth 50 milionë.

Kjo nuk është e tëra, sepse klubi i njëjtë po mundohet sërish të sjell super sulmuesin, Victor Osimhen. Besoni apo jo, atij i ofrohet një kontatë 5 vjeçare dhe 175 milionë euro në total. Por, as lojtari e as president ii Napolit, nuk janë “pro” kësaj ideje. /Korneri.net

Artikulli paraprakScamacca te Atalanta, Inter sërish shkon në Premier League
Artikulli tjetërBalogun e do vetëm Interin, mesazhi i qartë i lojtarit